Ja pse martesat në moshë të pjekur janë më të lumtura se ato në moshë të re
Të gjithë njerëzit kërkojnë dashurinë.
Lifestyle
Për fat të keq, ka marrëdhënie që nuk përfundojnë me një fund të lumtur. Kjo ndodh sepse presioni i shoqërisë mund të bëhet më i fortë se dëshirat reale dhe njerëzit nxitojnë të martohen dhe të krijojnë familje, sepse kanë frikë se mund të mbeten vetëm, transmeton lajmi.net.
Bright Side ka bërë një vlerësim objektiv se si të ndërtoni një marrëdhënie të fortë, duke shmangur këta faktorë:
Dashuria ndihmon në vetëzhvillim
Një person i pjekur nuk ndalon kurrë së punuari për veten, e dashuria i jep vetëm forcë. Ata nuk kanë frikë të ndryshojnë pikëpamjet dhe janë të gatshëm të pranojnë të metat e tyre, njofton lajmi.net.
Dashuria do të thotë të japësh
Kur jeni në një marrëdhënie, çdo gjë mendohet për të dy. Në një moshë të pjekur, çdoherë mendoni se çfarë të bëni më shumë për partnerin/partneren.
Dashuria është “punë”
Themeli i një marrëdhënieje harmonike është që të dy partnerët të përpiqen ta bëjnë të funksionojë. /Lajmi.net/