Ja cili është debati më i gjatë në histori (Foto)

Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi, zgjati rreth 12 orë. Por cili është debati më i gjatë në histori.

Fun

03/08/2016 23:06

Debati për demarkacionin nisi në ora 10 në mëngjesin e sotëm. Aty morën pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe diplomatë të huaj, shkruan lajmi.net

Debati zgjati rreth 12 orë me një pauzë 10 minutëshe për drekë. Ndoshta ky mund të shënohet si debati më i gjatë në historinë e debateve në Kosovë, por sigurisht, jo edhe në botë.

Në vitin 1995, në Universitetin Galawy në Irland, është mbajtur një debat që mban rekordin e kohës më të gjatë. Plot 627 orë, ose tërë muajin shkurt, debati ishte organizuar nga Shoqëria Letrare dhe e Debatit e këtij universiteti.

Aty morën pjesë ndër të tjerë edhe shkrimtari John Sweeny, dhe profesorët Dave Finn dhe Aonghus O Domhnaill. /lajmi.net

debatiii