Është e vërtet që kafeina ndikon që ju të jeni më energjik, madje edhe në mëngjes, por ekzistojnë edhe pije të tjera, me të cilat mund ta filloni mëngjesin.
Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë – një përzierje e tillë, përveç që është e lehtë për t’u përgatitur, është edhe e shëndetshme, pasi nuk përmban përbërës artificial. Kjo përzierje ju ndihmon me tretjen, ju jep më shumë energji dhe freskon frymëmarrjen.
Uthulla e mollës – Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përzje një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa ujë. Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose me shurup të pastër. Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon shumë tretjen.