Izraeli kalon nga VIP, por aeroporti injoron Shqipërinë

Ngjarje e çuditshme nga ndeshja Shqipëri - Izrael.

Sport

08/09/2018 13:47

Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë drejt Skocisë njësoj me të gjithë, si pasagjerë të zakonshëm. Vetëm 2 ditë më parë Izraeli kaloi në terminalin VIP të aeroportit.

Protokolli i Shtetit mohon trajtimin preferencial të kombëtares. Shqipëria do të udhëtoi drejt Skocisë, ku do të zhvillohet takimi i dytë i grupit të parë të Ligës së Kombeve.

Sipas informacioneve, si fillim është njoftuar se kombëtarja jonë mund të kaloj nga pjesa VIP, por më pas ka ardhur një tjetër e-mail që konfirmon zyrtarisht se kjo është e pamundur. E gjitha ka ardhur për shkak se kapaciteti i sallës VIP nuk mund të përballojë një numër kaq të madh personash.