Italia mposht Hungarinë, merr kreun e grupit 3 në Ligën A
Kombëtarja e Italisë është lidere e re e grupit të tretë në Ligën e A. Skuadra e Roberto Mancini ka shënuar një fitore me rezultatin 0:2, në udhëtim kundër Hungarisë, shkruan lajmi.net. Italia zhbllokoi sfidën pas vetëm 27’ minutave lojë, kur Raspadori dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, italianët goditën edhe një herë,…
Sport
Kombëtarja e Italisë është lidere e re e grupit të tretë në Ligën e A.
Skuadra e Roberto Mancini ka shënuar një fitore me rezultatin 0:2, në udhëtim kundër Hungarisë, shkruan lajmi.net.
Italia zhbllokoi sfidën pas vetëm 27’ minutave lojë, kur Raspadori dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, italianët goditën edhe një herë, kësaj radhe me anë të Dimarco, kur luhej minuta 52’.
Me këto dy gola u vendos fati i takimit, dhe Italia mori kreun e tabelës.
Italia numëron tashmë 11 pikë në pozitën e parë në grup, kurse Hungaria mbetet në kuotën e 10 pikëve, në pozitën e dytë.
Në grup me këto dy kombëtare janë edhe Gjermania e Anglia. /Lajmi.net/