Italdesign dhe Nissan sjellin një makinë spektakolare (Foto)

Italdesign ka zhvilluar dhe ndërtuar makinën Nissan GT-R50.

Auto & Tek

05/07/2018 15:04

Një sportive unike, e bazuar në Nissan GT-R NISMO, që do të prezantohet në Europë në korrikun e vitit 2019.

Dizenjo është bërë nga Nissan Design Europe dhe Nissan Design America. Në pjesën e pasme bie në sy gjerësia e madhe e këtij mjeti.

Përsa i përket motorit, Nissan GT-R50 ka një V6 VR38DETT prej 3,8 litrash dhe 720 kuaj fuqi.