Isufi: Zvarritja e formimit të institucioneve dëshmon mungesën e vullnetit nga Kurti

Nënkryetari i Aleancës, Ahmet Isufi, ka vlerësuar se zvarritja e procesit të formimit të institucioneve të reja është dëshmi e mungesës së vullnetit politik nga Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e institucioneve stabile. Isufi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, se nëse do të ekzistonte vullneti për formimin e institucioneve, hapat do të ishin ndërmarrë që…

Lajme

17/07/2026 20:27

Nënkryetari i Aleancës, Ahmet Isufi, ka vlerësuar se zvarritja e procesit të formimit të institucioneve të reja është dëshmi e mungesës së vullnetit politik nga Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e institucioneve stabile.

Isufi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, se nëse do të ekzistonte vullneti për formimin e institucioneve, hapat do të ishin ndërmarrë që në fillim të procesit, në mënyrë që vendi të mos vonohej në funksionalizimin e tyre.

“Ky është treguesi më i mirë se nuk janë të interesuar të krijojnë institucione se po ta kishin vullnetin do ta bënin që në start për të nisur punën dhe për të mos u vonuar që t’i kemi institucionet sa më shpejt. Ai që ka vullnet për qeverisjen e Kosovës, formimin e institucioneve dhe funksionimin e tyre i merr hapat që në ditët e para në mënyrë që të zë të gjitha ato që janë nevoja të qytetarëve për të vepruar në interes të tyre. Për vet faktin që po zhagitet dhe po kanë kohë duke u munduar deri në fund të afatit t’i shtyjnë ato që janë obligime kushtetuese është treguesi më i mirë se nuk ka ndonjë vullnet për të krijuar institucione stabile në vend”, u shpreh Isufi.

Ai kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, po zhvillohen konsultimet me partitë politike nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se synimi nuk është ndërtimi i konsensusit, por shkatërrimi i subjekteve opozitare.

“Nëse ka mbetur që këta (VV-ja) t’i ndihmojë partitë e tjera për funksionimin e tyre dihet cili është qëllimi i tyre – që është shkatërrimi i tyre sa më i madh, janë partitë tjera që mund t’i thërrasin e jo vetëm LDK-në. Për faktin që këta presin epilogun e disa proceseve që na presin në të ardhmen tregon se nuk janë të interesuar për krijimin e institucioneve stabile dhe s’kanë gatishmëri për krijimin e institucioneve të vend. Anarkia ose funksionimi me ushtrues detyre është një qasje shumë e gabuar sa i përket funksionimit të Kosovës pasi vendet tjera po fitojnë nga relacionet me bashkësinë ndërkombëtare madje edhe armiku ynë po hapë dialogun strategjik me Amerikën derisa neve na është ndaluar”, u shpreh Isufi.

Duke folur për ftesën e fundit për takim me kryeministrin në detyrë, Isufi rikujtoi se AAK-ja ishte lënë jashtë konsultimeve pas zgjedhjeve të kaluara, ndërsa tani, sipas tij, po trajtohet ndryshe për interesa politike.

Isufi theksoi se AAK-ja tashmë ka paraqitur gjashtë propozime që, sipas tij, janë në interes për qytetarët dhe shtetin, duke shtuar se partia është e gatshme të bashkëpunojë pa kërkuar përfitime politike.

“Ne duke njohur qëndrimin e tyre se në herën e kaluar pas përfundimit të zgjedhjeve të kaluara dhe fillimin e takimeve Aleanca u injorua totalisht nga këto takime dhe për vetë faktin që u injorua tani po del parti e respektuar teksa e njëjta parti është siç ka qenë. Qëllimi është që të ndikojë tek partitë politike në ndërhyrje të çështjeve të tyre dhe t’i përçajë madje dhe kjo mënyrë e sjelljes tregon më së miri që nuk janë të interesuar të veprojnë sepse ne i kemi qitë gjashtë propozimet tona të cilat janë themelore për qytetarët dhe shtetin e Kosovës e që janë orientimet tona strategjike kemi treguar që jemi të gatshëm të bashkëpunojmë madje duke mos marrë asgjë në kompensim duke llogaritur se përmbushja e këtyre obligimeve nuk është interes i një partie por i qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Ne nuk duam të shkojmë vetëm sa për tu takuar pasi e dimë rezultatin njësoj siç e patën dy partitë tjera, pa ndonjë rezultat. Po të kishte vullnet do të ishte bërë në takimin e parë marrëveshja dhe nuk janë të gatshëm e po thonë se ka ende afat”, u shpreh Isufi.