“Burri im u bë baba, dhe bashkë me të edhe unë” – Deputeti gjerman së bashku me bashkëshortin e tij bëhen prindër, me ndihmën e një nëne surrogate

Shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Jens Spahn, dhe bashkëshorti i tij, Daniel Funke, janë bërë prindër përmes një nëne zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi për lindjen e fëmijës është pritur me urime, por njëkohësisht ka nxitur debat në Gjermani, ku amësia zëvendësuese është e ndaluar me ligj, transmeton…

Bota

17/07/2026 14:14

Shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Jens Spahn, dhe bashkëshorti i tij, Daniel Funke, janë bërë prindër përmes një nëne zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi për lindjen e fëmijës është pritur me urime, por njëkohësisht ka nxitur debat në Gjermani, ku amësia zëvendësuese është e ndaluar me ligj, transmeton lajmi.net.

Sipas legjislacionit gjerman, çdo marrëveshje për amësi zëvendësuese është juridikisht e pavlefshme dhe nënë e fëmijës konsiderohet gjithmonë gruaja që e lind atë. Megjithatë, çiftet gjermane që i drejtohen këtij procesi jashtë vendit nuk përballen me ndëshkime penale.

Sfida kryesore lind gjatë procedurave për regjistrimin dhe sjelljen e fëmijës në Gjermani, ku autoritetet verifikojnë lidhjen biologjike dhe çështjen e shtetësisë.

Sipas Ministrisë Federale të Drejtësisë, në raste të caktuara prindërit mund të njihen ligjërisht si të tillë nëse të paktën njëri prej tyre ka lidhje gjenetike me fëmijën.

Duke folur për lindjen e fëmijës, Spahn u shpreh shkurt: “Burri im u bë baba, dhe bashkë me të edhe unë.”

Procesi i amësisë zëvendësuese në Shtetet e Bashkuara organizohet kryesisht nga agjenci të specializuara, të cilat kujdesen për përzgjedhjen e nënës zëvendësuese, procedurat mjekësore dhe aspektet ligjore.

Kostoja e këtij procesi është shumë e lartë. Sipas kompanive amerikane që ofrojnë këto shërbime, çmimi varion nga 140 mijë deri në 160 mijë dollarë, ndërsa disa studime shkencore vlerësojnë se shpenzimet totale mund të arrijnë deri në 200 mijë dollarë.

Në Shtetet e Bashkuara, amësia zëvendësuese është e ligjshme, megjithëse rregullat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin dhe kompensimi financiar për nënat zëvendësuese lejohet. Ndërkohë, në Bashkimin Evropian nuk ekziston një kornizë e unifikuar ligjore për këtë çështje, pasi secili shtet e rregullon veçmas./lajmi.net/

CDU-Politiker Jens Spahn und sein Ehemann sind Papas geworden |  Unterhaltung | BILD.de