Daniel Serwer: Nëse Vuçiq nuk pajtohet me ministren, duhet ta shkarkojë menjëherë

Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka dhënë komentet e tij rreth deklaratës skandaloze ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Serwer, duke folur për kërkesat për largimin e ministres nga…

Lajme

17/07/2026 20:48

Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka dhënë komentet e tij rreth deklaratës skandaloze ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Serwer, duke folur për kërkesat për largimin e ministres nga kjo pozitë, ka thënë se, nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi “do ta kishte vetëm një qelizë të vetme në trupin e tij” që nuk pajtohet me Paunoviq, atëherë ai do e shkarkonte atë nga pozita e ministres.

Serwer, ka thënë edhe se deklarata e ministres është aq e dënueshme, sa është vështirë të përshkruhet.

“E dini, nëse Vuçiqi do të kishte qoftë edhe një qelizë të vetme në trupin e tij që nuk pajtohet me këtë, ai do ta largonte menjëherë atë. Është një deklaratë aq e dënueshme, saqë është vështirë të përshkruhet. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë”, ka thënë ai për N1.