Tërmet i fortë trondit Meksikën, autoritetet paralajmërojnë rrezik për cunami
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur shtetin e Meksikës, duke shkaktuar panik te banorët dhe duke detyruar shumë prej . Sipas raportimeve të Sky News, lëkundjet kanë pasur magnitudë 7.4 ballë dhe janë ndjerë fuqishëm në Guatemal, ku ndërtesat janë lëkundur dhe qytetarët kanë dalë në rrugë pas alarmit. Banorë të shumtë kanë braktisur përkohësisht shtëpitë…
Bota
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur shtetin e Meksikës, duke shkaktuar panik te banorët dhe duke detyruar shumë prej .
Sipas raportimeve të Sky News, lëkundjet kanë pasur magnitudë 7.4 ballë dhe janë ndjerë fuqishëm në Guatemal, ku ndërtesat janë lëkundur dhe qytetarët kanë dalë në rrugë pas alarmit.
Banorë të shumtë kanë braktisur përkohësisht shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar procedurat e vlerësimit për të përcaktuar nëse ka dëme të shkaktuara nga tërmeti.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në El Salvador, ndërsa deri në këto momente nuk janë raportuar të dhëna të plota për dëme materiale apo persona të lënduar.
Ekipet emergjente vijojnë monitorimin e situatës dhe po mbledhin informacionet e para pas tërmetit.