Therje me thikë në sheshin e Podujevës, një person i lënduar – arrestohet i dyshuari

Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë në sheshin e Podujevës. Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar. I lënduari, është dërguar për trajtim mjekësor. “Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë…

Lajme

17/07/2026 20:42

Një person ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë në sheshin e Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

I lënduari, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë ajo.