Ishulli irlandez po kërkon dy miq të jetojnë atje dhe ta drejtojnë një kafene

Jetët tona tanimë janë bërë shumë komplekse, të bezdisshme dhe përplot stres.

Fun

23/07/2020 17:13

Prandaj, ëndrra më e madhe për të gjithë është të gjejmë kohë për të pushuar në ndonjë ishull. Por, ka disa lajme të mira për ju – ju mund të paguheni duke u pushuar, transmeton lajmi.net.

Këtë verë, ju mund të shkoni në ishullin e Madh Blasket në brigjet perëndimore të Irlandës, dhe të drejtoni një kafene atje.

Qendra e turizmit e Great Blasket postoi një shpallje në Twitter, duke shpjeguar se duhen dy persona për të menaxhuar akomodimet dhe kafenenë në ishull nga deri në tetor të këtij viti.

Ishulli i Madh Blasket i përket një grupi ishujsh në brigjet perëndimore të Irlandës, i cili është më i madhi nga të gjithë. /Lajmi.net/