Ish ylli i Juves kundër transferimit të Icardit: Bëhet problem në çdo klub

Ish ylli i Juventusit, Massimo Mauro ka kërkuar nga ish klubi të mos e transferojnë sulmuesin Mauro Icardi.

Sport

03/01/2022 14:26

Icardi është i lidhur me kalimin te “Zonja e Vjetër” në rast që Alvaro Morata në ditët e ardhshme kompleton kalimin te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Mauro është kundër këtij transferimi, derisa thotë se argjentinasi mund t’i shkaktojë probleme në skuadër.

“Nëse do të isha menaxher, nuk do ta merrja kurrë”.

“Është e kotë të pretendosh të mos shohësh sikletin që ka rreth këtij lojtari, dikush si ai rrezikon të bëhet problem në çdo klub”.

“Dhe nuk duket si tipi i sulmuesit që Juve mund të përdorë tani. Icardi është një qendërsulmues në zonë, bardhezinjtë nuk kanë karakteristikat për ta bërë atë të performojë më të mirën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet që edhe Icardi është i hapur për kalimin te “Bianconerët”./Lajmi.net/