Ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart: Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart është i sigurt që ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin.

Sport

02/02/2022 12:58

Mediumi gjerman “Bild”, raportoi para disa ditëve që francezi ka nënshkruar me “Los Blancos”, ku do fitojë 50 milionë euro për sezon, përcjellë lajmi.net.

Ndërkohë, Gaspart derisa ishte në intervistë për “Marca”, theksoi se Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin.

“Do t’iu jap ekskluziven: Kylian Mbappe ka nënshkruar me Real Madridin. Jam i sigurt. E njoh Florentinon dhe jam shumë i sigurt”, tha ai.

Ndërkohë, raportohet se marrëveshja nuk është bërë publike shkaku që PSG dhe Real Madrid takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve në raundin e 16-të./Lajmi.net