Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikon një video nga varrezat, shpërthejnë komentet: “Të marrtë me vete”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka publikuar një video në varreza, teksa kishte shkuar së bashku me babanë e saj, duke e shoqëruar videon me mbishkrimin: “Erdhëm këtu me babin”. Megjithatë, nuk ishte vizita në vetvete ajo që ngjalli debat, por mënyra se si u realizua dhe u publikua videoja. Në pamje, Esmeralda pozon para kamerës, ndërsa…

ShowBiz

07/08/2026 15:20

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka publikuar një video në varreza, teksa kishte shkuar së bashku me babanë e saj, duke e shoqëruar videon me mbishkrimin: “Erdhëm këtu me babin”.

Megjithatë, nuk ishte vizita në vetvete ajo që ngjalli debat, por mënyra se si u realizua dhe u publikua videoja.

Në pamje, Esmeralda pozon para kamerës, ndërsa më pas filmon veten duke hedhur ujë mbi varr. Për shumë ndjekës, zgjedhja për të regjistruar dhe publikuar një moment kaq intim, duke e kthyer në përmbajtje për rrjetet sociale, u konsiderua e papërshtatshme.

Të tjerë vunë re edhe mënyrën e realizimit të videos, duke komentuar se fokusi dukej të ishte më shumë tek imazhi dhe paraqitja e saj sesa te akti i përkujtimit. Seksioni i komenteve u mbush me reagime kritike dhe ironike, ndërsa vetë Esmeralda iu përgjigj duke shkruar: “Kur shoh në çfarë pike është injoranca e shqiptarit, them pse s’më ka marrë akoma”.