Pas Gjermanisë, Zvicrës e Kanadasë, protesta për UÇK-në mbahet edhe në Vjenë

Jo vetëm në Gjermani, Zvicër e Kanada, por edhe në Vjenë të Austrisë është protestuar sot ndaj aktgjykimit dënues për ish-krerët e UÇK-së. Diaspora shqiptare në Vjenë është mobilizuar dhe i është bashkuar protestave në mbështetje të katër ish-komandatëve të UÇK-së. Me flamuj kuq e zi dhe flamuj të UÇK-së, bashkatdhetarët në Vjenë iu bashkuan…

Lajme

20/09/2026 14:58

Jo vetëm në Gjermani, Zvicër e Kanada, por edhe në Vjenë të Austrisë është protestuar sot ndaj aktgjykimit dënues për ish-krerët e UÇK-së.

Diaspora shqiptare në Vjenë është mobilizuar dhe i është bashkuar protestave në mbështetje të katër ish-komandatëve të UÇK-së.

Me flamuj kuq e zi dhe flamuj të UÇK-së, bashkatdhetarët në Vjenë iu bashkuan thirrjes së përbashkët: “Liri për çlirimtarët”.