Ish-kapiteni Casillas ka një mesazh për Real Madrid

Real Madrid ka një orar të vështirë përpara vetes, kur do të luajë me Liverpoolin (sonte) dhe më pas do të jetë nikoqire e Barcelonës.

Sport

06/04/2021 19:06

‘Los Blancos’ do të luajnë pa dyshen e mbrojtjes Sergio Ramos dhe Raphael Varane në ndeshjen kundër Liverpoolit dhe atë ndaj Barcelonës, raporton lajmi.net.

Ramos është lënduar dhe do të mungojë një muaj, derisa Varane është kontraktuar me virusin COVID-19.

Ish-kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas, i ka dhënë motivim lojtarëve duke postuar një video në llogarinë zyrtare në twitter.

“Javë e vështirë për ekipin, shkojmë përpara”, ka shkruar ai./Lajmi.net/