Ish-gjenerali, Rrahman Rama: Lirinë s’na e fali askush, e paguam shtrenjtë
Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka folur për mbështetjen ndaj protestave në mbrojtje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe për rolin e të rinjve në këto organizime. Morina tha se i vjen mirë që të rinjtë po e kuptojnë rëndësinë e sakrificës së bërë për lirinë e Kosovës, duke theksuar se liria nuk është arritur lehtë.…
Lajme
Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka folur për mbështetjen ndaj protestave në mbrojtje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe për rolin e të rinjve në këto organizime.
Morina tha se i vjen mirë që të rinjtë po e kuptojnë rëndësinë e sakrificës së bërë për lirinë e Kosovës, duke theksuar se liria nuk është arritur lehtë.
“Lirinë neve nuk na ka falë kush. Lirinë brez pas brezi e kemi paguar shumë shtrenjtë, me gjak, me mund, me sakrificë”, tha Rama në Klan Kosova.
Ai tha se do të dëshironte që të rinjtë sot të protestonin për një të ardhme më të mirë, e jo për çështje që lidhen me njerëzit që, sipas tij, kanë dhënë gjithçka për vendin.
“Më vjen mirë që rinia e ka kuptuar dhe e din se si kemi ardhë deri sot që ne e gëzojmë këtë liri”, u shpreh ai.
Morina theksoi se sakrifica e atyre që kanë luftuar dhe kanë humbur gjymtyrët apo kanë dhënë jetën për vendin duhet të vlerësohet.