Ish drejtori i Bayernit, Rummenigge: Reali do transferojë Haaland dhe Mbappe

Ish drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë mendimin personal për dyshen Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Sport

15/09/2021 11:42

Dy lojtarët pritet që në verë të bëhen me skuadër të re, me Mbappe që mund të thuhet se do t’i bashkohet Realit, derisa norvegjezi kërkon nga plotë gjigantë evropianë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Rummenigge beson se Reali do arrijë t’i transferojë të dy verën tjetër.

“Me shumë gjasa, Real Madrid do marrë Haaland dhe Mbappe”, tha ai për SportBild.

Haaland verën tjetër ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, derisa Mbappe do jetë agjent i lirë./Lajmi.net/