Isco në Premierligë
Mesfushori i Real Madridit, Isco, mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai ka zgjuar interesim nga Arsenal dhe Manchester City.
Sport
Isco nuk u largua nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.
Por, ndarja mund të ndodh në janar. Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, ylli spanjoll mund të largohet nga Santiago Bernabeu ku nuk zë vend të sigurt në formacionin bazë.
Arsenal dhe Manchester City kanë shprehur interesim për transferimin e tij andaj mbetet të shihet cila do të jetë gatishmëria e “Los Blancos” për shitjen e mesfushorit të talentuar.