iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë

Apple Inc. do të lansojë një iPhone të ri në fillim të vitit 2015 dhe ky iPhone i ri pritet që të kushtojë shumë më lirë se të tjerët, me qëllimin që kompania të fitojë sa më shumë klientë.

Auto & Tek

29/12/2014 16:42

Ky celularë i veçantë sipas të gjitha gjasave do të quhet iPhone 6S Mini, pasi kështu thonë të gjithë analistët teknologjik, dhe do të ketë një ekran 4 inç – ekran ky në të cilin Apple ka qenë duke punuar javëve të fundit.

Kështu, çfarë mund të presin adhuruesit e pajisjeve Apple nga kjo pajisje e re dhe cili do të jetë dallimi i këtij celulari nga të tjerët. Përveç madhësisë së ekranit, është thënë se ky celularë do t’i ketë disa risi të cilat Lajmi.net i ka mbledhur më poshtë:

Një orë shoqëruese nga Apple
Nëse iPhone 6S lansohet vitin e ardhshëm, është shumë e mundshme që të zbulohet edhe ora e parë e mençur e Apple. Kjo orë ishte konfirmuar muaj më parë dhe është e sigurt se do t’i bëjë shumë konsumatorë për vete.

Që të krijohet një lidhje e veçantë mes të dy pajisjeve, është e mundur që iPhone 6S të përfshijë një mbështetje për orën e ardhshme, me të cilën do të bashkëvepronte.

Skaje të lakuara
Samsung ka përhapur në internet një prototip të ekranit me skaje të lakuara për pajisjen e ardhshme të tyre, që duket se Apple i ka në mend gjithashtu. Apple zakonisht ka qenë prijës i shumë shpikjeve por këtë herë mund të vendosë që të jetë pasues dhe të sjellë pajisjen e re me një ekran me skaje të lakuara, të cilët padyshim se janë duke u pëlqyer si ide, transmeton Lajmi.net.

Kështu që, besojmë se Apple me lansimin e një iPhone 6S Mini me ekran me skaje të lakuara do t’i testojë klientët, dhe më pas ta sjellë iPhone 7 me një ekran të tillë.

Teknologji e re
Apple do të provojë që të sjellë një kamerë edhe më të mirë në iPhone 6S Mini. Raportet gjithashtu sugjerojnë se teknologjia e re shumë e specializuar nga Qualcoom Inc. do të mund të jetë e përfshirë në këtë pajisje, ku qëllimi kryesor do të jetë mbajtja e kostove të prodhimit ulur.

iPhone 6S Mini do të krijohet si një pajisje e përballueshme – që do të thotë se do të kushtojë lirë –  që ka për qëllim të sjellë klientë të ri në Apple.