Inzaghi – Kombëtarja shqiptare, lajm fantastik nga “Gianluca di Marzio” (FOTO)
Filippo Inzaghi vazhdon kontaktet me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sport
Filippo Inzaghi është kandidat i ri për postin e selektorit të Shqipërisë.
“Gianluca di Marzio” ka bërë të ditur se palët janë duke vazhduar kontaktet në lidhje me angazhimin e tij në drejtim të skuadrës kuqezi, përcjell “lajmi.net”.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është në kërkim të një zëvendësuesi të Gianni de Biasit i cili është larguar nga posti pas fitores 3:0 ndaj Izraelit.
Kurse, Inzaghi është aktualisht trajner i Venezias. /Lajmi.net/