Inzaghi jep lajmin e fundit për Milinkovic-Savic
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka përsëritur qëndrimin për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic.
Sport
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka thënë se Sergej Milinkovic-Savic nuk do të largohet nga klubi.
Mesfushori serb zgjoi interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.
Por, Inzaghi ka lavdëruar drejtuesit e Lazios që i rezistuan ofertave duke e mbajtur Savicin në Stadio Olimpico, përcjell “lajmi.net”.
“Klubi ka qenë i mirë duke i rezistuar ofertave për Savic, sepse ai do të mbetet dhe jo vetëm ai”, deklaroi Inzaghi.
“Kanë mbetur edhe Immobile e Luis Alberto dhe me fuqitë që ekzistojnë në futboll nuk ishte e lehtë”, theksoi ai. /Lajmi.net/