Inzaghi i lumtur me triumfin në Kupën e Italisë: Ky Inter nuk dorëzohet kurrë

Sport

12/05/2022 12:47

Simone Inzaghi është shprehur shumë i lumtur me triumfin në Kupën e Italisë.

Inter ka fituar mbrëmë Kupën e Italisë duke mposhtur Juventusin me rezultatin 2:4, ndonëse një herë e gjeten veten në disavantazh prej 2:1.

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi është shprehur shumë i lumtur me rezultatin por edhe me karakterin e skuadrës që nuk dorëzohet asnjëherë.

“Ishte paraqitje e mirë, ndaj një kundërshtari shumë, shumë të fortë. Ne bëmë mirë në gjysmë orën e parë, pastaj humbëm pak ritmin, por u qasëm mirë në pjesën e dytë. Mund të ishim më të kujdesshëm”, ka thënë Inzaghi, transmeton lajmi.net.

“Gjithsesi, kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Nëse duhet reagim, unë nuk marr asgjë tjetër pos reagimit nga kjo skuadër. Tani kemi dy ndeshje në Serie A për ta mbyllur sezonin sa më mirë të jetë e mundur. Jam i lumtur për klubin dhe djemtë, por edhe tifozët që na mbështetën nga fillimi”, shtoi italiani.

Inter është në luftë për titull edhe në Serie A, por duhet të fitojë ndeshjet e veta dhe të shpresojë në gabimin e Milanit në (së paku një nga dy ndeshjet e fundit). /Lajmi.net/