Interi dhe Atalanta pritet të dhurojnë spektakël në “Giuseppe Meazza”

Inter dhe Atalanta takohen në “Giuseppe Meazza” këtë mbrëmje, dhe as Antonio Conte e as Gian Piero Gasperini nuk duket se kanë dyshime për formacionin e tyre.

Sport

08/03/2021 11:42

Conte mund të mbështetet në një skuadër të plotë me Arturo Vidal që pritet të kthehet në formacion për të zëvendësuar Christian Eriksen, i cili filloi pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit Serie A radhazi.

Alexis Sanchez shënoi dy herë kundër Parmas të enjten, por ai do të startojë nga stoli këtë mbrëmje, me Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez përpara në sulm.

Do të jetë një takim midis forcave më të mira sulmuese në Serie A, përcjellë KosovaPress.

Gasperini ka të ngjarë të fillojë me Luis Muriel dhe Duvan Zapata në sulm, me Matteo Pessinan pas tyre dhe Josip Ilicic në stol.

Këto janë formacionet e mundshme:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Lautaro Martinez.

Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, D. Zapata.