Interi dëshiron ta ‘vjedh’ lojtarin që po shkëlqen në Premierligë

Inter po shpreson të mposht përpjekjet e Everonit për të nënshkruar në formë të përhershme me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.

Sport

23/03/2019 11:25

Sport shkruan se Inter janë duke menduar transferimin e mesfushorit portugez, i cili paraqitet te Everton si i huazuar nga Barcelona.

25 vjeçari ka impresionuar me paraqitje te Everton këtë sezon, dhe skuadra angleze është e gatshëm të kompletojë transferimin e tij në ‘Goodison Park’.

Për ta bërë të tyre në mënyrë të përhershme Gomesin, Everton duhet të përballet edhe me Interin.

Italianët janë duke pritur verën për të parë nëse do të sigurojnë Ligën e Kampionëve, për të nisur bisedimet me Barcelonën për reprezentuesin portugez./Lajmi.net/