Interi dënohet veç 5 mijë euro për fyerjet e tifozëve ndaj Lukakut, pa gjobë nuk shpëton as Roma

Interi është dënuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh nga komisioni disiplinor i futbollit italian për shkak të fyerjeve të tifozëve ndaj sulmuesit të Romës, Romelu Lukakut. Interi dhe Roma u përballen fundjavën e kaluar në “Giuseppe Meazza” me ish-sulmuesin zikaltër, Lukakun që u ofendua në kor nga tifozët “Nerazzurrë”, njofton Football-Italia, përcjell lajmi.net.…

Sport

31/10/2023 23:25

Interi është dënuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh nga komisioni disiplinor i futbollit italian për shkak të fyerjeve të tifozëve ndaj sulmuesit të Romës, Romelu Lukakut.

Interi dhe Roma u përballen fundjavën e kaluar në “Giuseppe Meazza” me ish-sulmuesin zikaltër, Lukakun që u ofendua në kor nga tifozët “Nerazzurrë”, njofton Football-Italia, përcjell lajmi.net.

Tifozët e Interit shpërndanë në stadium filikaqa për të fishkëlluar Lukakun, megjithatë, gjoba nga autoritetet lidhet veçanërisht me brohoritjet fyeese ndaj Lukakut.

Interi fitoi 1:0 ndaj Romës falë një goditjeje në minutën e 81-të nga transferimi i verës, Marcus Thuram.

Çuditërisht, Roma ka marrë gjithashtu një gjobë nga komisioni disiplinor, në total prej 3 mijë eurosh për shtyrjen e rifillimit të pjesës së dytë me afërsisht tre minuta./Lajmi.net/