Interi barazon me Napolin
Në një ndeshje me shumë raste për shënim, Inter dhe Napoli nuk i shfrytëzuan ato, dhe barazuan pa gola në Giuseppe Meazza.
Sport
Inter dhe Napoli barazuan pa gola në Giuseppe Meazza në një duel që solli shumë raste për shënim, por pa finalizim e duhur.
Të dyja skuadrën lëshuan një numër të madh mundësish për të kaluar në avantazh, e sidomos Nerazzurrët që e nisën më mirë ballafaqimin, por nuk iu mohua goli nga portieri në formë i mysafirëve, Pepe Reina.
Një lajm i keq për Napolin është lëndimi i sulmuesit Gonzalo Higuain, i cili doli nga loja nën dhimbje të mëdha të gjurit.
Napoli mbetet në pozitën e tretë me 69 pikë, kurse Interi është i pesti me 57.