Inter zbulon preferencat – dy lojtarë të Barcelonës për Lautaro Martinez

Barcelona ka mësuar se çfarë duhet të ofrojë për kartonin e Lautaro Martinez.

Sport

20/04/2020 13:01

Lautaro Martinez është lojtari që po vazhdon të prijë në listën e dëshirave të Barcelonës.

Katalanët do të tentojnë deri në fund për të siguruar kartonin e lojtarit, por do ta kenë të vështirë të paguajnë 111 milionë euro, sidomos pas krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Megjithatë, ‘Gazzetta dello Sport’ tashmë ka zbuluar dy preferencat e Inter, me të cilat Barcelona mund të reduktojë çmimin për argjentinasin, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nelson Semedo, por edhe mesfushori me tipare ofensive, Carles Alena, janë lojtarët që i interesojnë skuadrës ‘Zikaltër’.

Problemi qëndron në faktin se Quique Setien llogaritë në të dy lojtarët. Trajneri ka bërë të qartë dëshirën për ta kthyer në skuadër Alena.

Në anën tjetër, Semedo thuhet se do të pranojë ofertën për rinovim kontrate deri në vitin 2025. Mbetet të shihet se si do të operojë Barcelona, për Lautaro Martinez. /Lajmi.net/