Inter të pakënaqur me Calhanoglu

Hakan Calhanoglu nuk ka lënë shijen më të mirë të mundshme te krerët e Inter.

Sport

05/07/2022 09:15

Ylli turk i skuadrës së Inter, duket se ka bërë disa postime që nuk iu kanë pëlqyer drejtuesve të Inter.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se drejtorët e Inter janë të pakënaqur me Hakan, pas një video të publikuar së fundmi, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka publikuar pamje duke u zhytur nga një çati e një jahti.

Drejtorët e Inter nuk janë të kënaqur me këtë pasi e shohin si një rrezik për lëndim dhe kanë vendosur ta monitorojnë në mënyrë strikte deri në fillim të para-sezonit.

Inter do të fillojë stërvitjet nesër, por Calhanoglu kthehet te klubi gjatë javës tjetër. /Lajmi.net/