Inter sytë kah e ardhmja – Kumbulla synimi kryesor për merkaton e verës

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është dëshira kryesore e Inter.

Sport

05/04/2020 09:15

Merkatoja e verës pritet ta gjejë Interin si një skuadër shumë aktive, e cila synon përforcimin në disa reparte.

Sipas raportimeve nga Italia, Verona mund të humb një tjetër yll të skuadrës, pikërisht si pasojë e dëshirave të Inter.

‘Goal Italia’ shkruan se Inter ka si synim kryesor transferimin e shqiptarit Marash Kumbulla, transmeton lajmi.net.

Kumbulla ka pasur një sezon madhështor në partneritet me Amir Rrahmanin që gjithashtu siguroi një kalim te Napoli.

Kumbulla shihet si një lojtar ideal për të ardhmen e mbrojtjes së Inter. ‘Zikaltrit’ do të bëjnë maksimumin për transferimin e tij. /Lajmi.net/