Inter synon blerjen e Paul Onuachu

Gjiganti italian po kërkon përforcime në repartin ofanzivë.

Sport

13/10/2021 23:23

Interi po mendon të sjell në sulmues në ekip në merkaton e dimrit, transmeton lajmi.net.

Alexis Sanchez duket se do të largohet nga ‘Nerazzurët’, dhe në vend të tij pritet të vij një sulmues tjetër.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Interi po synon transferimin e futbollistit të Genk, Paul Onuachu.

Onuachu po shkëlqen këtë edicion në Superligën e Belgjikës ku ka realizuar 11 gola në 14 ndeshje të luajtura, duke tërhequr vëmendjen e top klubeve evropiane.

Gjiganti italian e do në ekip Onuachun por duhet ta mposht konkurrencën e Atletico Madrid dhe Arsenalit që poashtu e duan në ekip sulmuesin nigerian.

Genk po kërkon të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin e tyre. /Lajmi.net/