Inter pa një futbollist të rëndësishëm ndaj Milanit
Inter nuk do të jetë i kompletuar ndaj Milanit,.
Sport
Andrea Ranocchia nuk do të luajë për Interin ndaj Milanit në derbin e së mërkurës në Serie A.
“Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi italian nuk ka arritur të rikuperohet për derbi.
Ranocchia i është nënshtruar një pune fizioterapike por prapë nuk është gati për duelin me Milanin, përcjell “lajmi.net”.
Ai pritet të kthehet në ekipin e Interit në duelin e fundjavës ndaj Torinos. /Lajmi.net/