Inter monitoron yllin e PSG, përgatitet të bëjë një ofertë për të

Skuadra e Inter është duke monitoruar yllin e Paris Saint Germain, të cilin do të mund ta transferonte në aftain kalimtar verorë.

Sport

10/03/2019 13:01

Poriteri Kevin Trapp, i cili nuk është më zgjedhja e parë e skuadrës, është i pëlqyer nga skuadra e Serie A, raporton ‘Le10Sport’, transmeton lajmi.net.

28 vjeçari është në huazim tek skuadra e Frankfurt deri në fund të këtij sezoni, dhe ka qenë pjesë kyçe e skuadrës nga Bundesliga.

Parisienët nuk kanë vendosur akoma se cili do të jetë hapi i ardhshëm me portierin gjerman, por ai mund të largohet në drejtim të Italisë.

Skuadra e Inter dëshiron që ta transferojë atë në ‘San Siro’ qysh në sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/