Inter ka një propozim shkëmbimi për Arsenalin, ofron De Vrij

Inter ka një propozim shkëmbimi për skuadrën e Arsenal.

Sport

21/06/2022 10:09

Nën-kampionët e Italisë po synojnë të ndryshojnë strukturën e mbrojtjes dhe kësisoj kanë një propozim për Arsenalin.

Sipas ‘Calciomercato’, Inter kanë propozuar një marrëveshje shkëmbimi që sheh Gabriel Magalhaes të shkojë tek Inter dhe Stefan de Vrij tek Arsenal, përcjell lajmi.net.

Gjiganti i Serie A do të paguante edhe një shumë të caktuar për të mundësuar lëvizjen.

Megjithatë, Arsenal nuk duan të ndajnë rrugët me brazilianin e tyre, i cili ka shkëlqyer krah Ben White. Mbetet të shihet nëse situata do të ndryshojë në vazhdim. /Lajmi.net/