Inter hidhet në sulm për Pjanicin

Gjiganti italian ka kontaktuar mesfushorin Miralem Pjanic.

Sport

02/08/2021 10:30

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Interi ka rinisur kontaktet me Barcelonën për transferimin e Pjanicit, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurët’ janë duke u përballur me probleme në repartin e mesfushës pasi Marcelo Brozovic nuk e ka rinovuar ende kontratën ndërsa Christian Eriksen ende nuk dihet nëse do mund të luaj sërish.

Kjo ka bërë që kampionët e Italisë të mendojnë seriozisht për transferimin edhe të një mesfushori tjetër pas Hakan Çalhanoglut, dhe i kanë vënë syrin futbollistit të Barcelonës.

Në anën tjetër boshnjaku ka si prioritet rikthimin në Itali por më shumë preferon kalimin tek Juventusi, ndërsa Interi konsiderohet si opsion i dytë për të.

31-vjeçari, nuk ka kaluar periudhë aspak të mirë në Spanjë ndërsa largimi i tij nga aty është çështje ditësh. /Lajmi.net/