Inter dhe De Vrij hapin negociatat për rinovimin e kontratës

Stefan De Vrij mund të vazhdojë qëndrimin e tij tek Inter. Tash e sa kohë, De Vrij lidhej me një largim të mundshëm nga skuadra e Inter, por gjërat mund të ndryshojnë. Raportime nga mediat italiane bëjnë të ditur se Inter dhe De Vrij janë gati të nisin negociatat për rinovim kontrate, përcjell lajmi.net. Agjentja…

Sport

27/07/2022 14:39

Stefan De Vrij mund të vazhdojë qëndrimin e tij tek Inter.

Tash e sa kohë, De Vrij lidhej me një largim të mundshëm nga skuadra e Inter, por gjërat mund të ndryshojnë.

Raportime nga mediat italiane bëjnë të ditur se Inter dhe De Vrij janë gati të nisin negociatat për rinovim kontrate, përcjell lajmi.net.

Agjentja e holandezit, Rafaela Pimenta është ajo që do ta përfaqësojë lojtarin në negociata me klubin.

30 vjeçari ka kontratë me Inter deri në sezonin e ardhshëm dhe ishte i rregullt në formacionin e Simone Inzaghi sezonin e kaluar.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës së De Vrij. /Lajmi.net/