Inteligjenca Artificiale fuqizon sistemin e ri operativ të Samsung

Një rrjedhje masive e informacioneve për përmbajtjen e sistemit të ri operativ One UI 6.1, zbuloi disa veçori të fuqizuara nga inteligjenca artificiale që do të vijnë në telefonat Samsung vitin e ardhshëm. Versioni One UI 6.1, ka të ngjarë të arrijë së bashku me linjën Galaxy S24 që vjen në fillim të 2024-ës. Shumica…

Auto & Tek

12/12/2023 12:52

Një rrjedhje masive e informacioneve për përmbajtjen e sistemit të ri operativ One UI 6.1, zbuloi disa veçori të fuqizuara nga inteligjenca artificiale që do të vijnë në telefonat Samsung vitin e ardhshëm.

Versioni One UI 6.1, ka të ngjarë të arrijë së bashku me linjën Galaxy S24 që vjen në fillim të 2024-ës.

Shumica e veçorive të raportuara janë shumë të ngjashme me veçoritë e reja të telefonit Pixel që vijnë në modelet Pixel 8.

One UI 6.1 do t’ju lejojë të krijoni sfonde të personalizuara dhe të aplikoni efekte moti, dhe portreti në ekranin e kyçjes.

Redaktori i imazhit do të bëhet gjithashtu më i fuqishëm.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjerojnë imazhet përtej kufijve të tyre origjinalë dhe të zhvendosin objektet nga një imazh në tjetrin.

Samsung Notes do të jetë gjithashtu në gjendje të përmbledhë blloqe të mëdha teksti me pika.

Për më tepër, IA është planifikuar t’ju ndihmojë me thirrjet, ashtu si Pixels.

Përkthyesi në kohë reale, shtypja e zhurmës së ambientit dhe transkriptimi janë të gjitha veçori të lidhura me telefonatat që vijnë në One UI 6.1.

Raporti përmend gjithashtu përmirësime në mbrojtjen e baterisë, personalizimet dhe animacionet e rafinuara.