500 euro gjobë për shoferët “problematikë”, u kapën duke bërë gara

Dy shoferët që po bënin gara në Gjilan, “ranë në dorë” të Policisë. Siç njofton Policia e Kosovës, shoferët në fjalë e kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar në zonën 50km/h, shkruan Lajmi.net Shoferëve “problematikë”, policia u shqiptoi gjobë 500 euro. Madje edhe ua ndaloi vozitjen për 12 muaj, teksa iu hoqën edhe 5 pikë. Njoftimi…

Lajme

02/05/2024 19:32

Dy shoferët që po bënin gara në Gjilan, “ranë në dorë” të Policisë.

Siç njofton Policia e Kosovës, shoferët në fjalë e kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar në zonën 50km/h, shkruan Lajmi.net

Shoferëve “problematikë”, policia u shqiptoi gjobë 500 euro. Madje edhe ua ndaloi vozitjen për 12 muaj, teksa iu hoqën edhe 5 pikë.

Njoftimi i plotë:

Identifikohen dy vozitësi të cilët ishin duke bërë gara me veturat e tyre në Komunën e Gjilanit

Gjilan, 02 maj 2024

Njësiti i policisë nga Trafiku rajonal, Drejtoria e Policisë Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan -Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.

Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.