Nuk do ta njihni, Dua Lipa ndryshon pamje

Duaa Lipa duket si një yll rock-u në transformimin e saj të fundit të mahnitshëm për revistën “Beauty Papers”. Ylli i muzikës pop habiti 88.5 milion ndjekësit e saj në Instagram përpara publikimit të albumit të saj më të ri “Radical Optimism”. Këngëtarja e hitit “New Rules” ndërroi stilin e flokëve të kuqe duke u…

ShowBiz

02/05/2024 19:21

Duaa Lipa duket si një yll rock-u në transformimin e saj të fundit të mahnitshëm për revistën “Beauty Papers”.

Ylli i muzikës pop habiti 88.5 milion ndjekësit e saj në Instagram përpara publikimit të albumit të saj më të ri “Radical Optimism”.

Këngëtarja e hitit “New Rules” ndërroi stilin e flokëve të kuqe duke u kthyer në një bionde të guximshme në disa nga fotografitë e reja nga sesioni i fotos për kopertinë.

Lipa pozoi me prerjen e re të flokëve në stilin e viteve ’70 në kopertinën e revistës, duke veshur një korset, fund të shkurtër me volan dhe çorape transparente të kaltra.

Për të kompletuar pamjen e re, super-ylli zbardhi vetullat dhe zgjodhi të aplikojë një grim shumë të lehtë për një dukje natyrale.

Në fotografi të tjera të afërta, Lipa pozoi me një trëndafil çokollate dhe një qershi në gojë, duke veshur një kombinim të ndryshëm të rrobave të stilit ‘grunge’.

Këngëtarja ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e këtij fotosesioni, ku ekspozoi edhe tatuazhet e shumta në krahun e saj.

Edhe pse pamja e re e çuditshme e këngëtares mori vlerësime të ndryshme nga fansat, shumë prej tyre shpejtuan të theksonin se ylli dukej si një ikonë e veçantë e viteve të njëzeta.

“Mendova se ishte Britney Spears”, tha një person. “Dukesh si Britney në kohët e vjetra”, shkroi një tjetër. “Ajo më jep ndjesinë e Britneyt me një prekje të Courtney Love”, komentoi një i tretë.

Dua përndryshe ka planifikuar që nesër (e premte) të publikojë albumin e tretë në karrierën e saj.