Instagram Stories mund të shihen tani në Chrome

Instagram në mënyrë të vazhdueshme ka shtuar veçori të reja në aplikacionin e tij, ku një nga më të mëdhenjt ishte ndryshimi i logos.

Auto & Tek

14/08/2016 03:39

Instagram më pas prezantoj një tipar të ri në fillim të këtij muaji të quajtur “Stories”. Ngjashëm me Snapchat Stories, Instagram Stories janë foto ose video të cilat automatikisht do të fshihen 24 orë pasi të postohen.

Ndërkohë që ky tipar i ri është shumë i ngjashëm me Snapchat Stories, komentet fillestare dhe reagimet nga përdoruesit kanë treguar se përdoruesit preferojnë Instagram Stories më shumë se Snapchat Stories. Ky tipar i ri është në dispozicion vetëm në aplikacionin Instagram, që do të thotë se Stories nuk mund të shikohen në versionin web të Instagram. Instagram ka mundësi ta sjell këtë karakteristikë dhe në versionin web por pak më vonë, ndërkohë, tashmë ekziston një shtojcë për Chrome që do t’ju lejojë të shihni Stories në versionin web të Instagram. Kjo shtojcë injekton Stories të miqve tuaj mbi faqen web të Instagram.com.

Për të përdorur shtojcën, thjesht shkarkojeni dhe instalojeni atë. Përveç se mund t’i shihni këto Stories, gjithashtu mund edhe t’i shkarkoni duke klikuar me të djathtën mbi to./techsot