Instagram nuk do t’u lejojë më ta bëni këtë
Rrjeti i njohur social, Instagram, ka prezantuar një veçori i të re të sigurisë për të mbajtur të sigurt adoleshentët nën moshën 18 vjeç kur përdorin aplikacionin.
Auto & Tek
Instagram ka planifikuar të ndalojë njerëzit mbi 18 vjeç të jenë në gjendje t’u shkruajnë të miturve, nëse ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, shkruajnë mediat e huaja.
Nëse një i rritur provon t’i dërgojë një mesazhi një të mituri që nuk i ndjek ata, ai do të marrë një njoftim që i thotë se “dërgimi i një mesazhi në atë llogari nuk është një opsion”. Nga ana tjetër, edhe të rinjve aplikacioni do u dërgojë mesazhe për t’i inkurajuar të jenë të kujdesshëm në komunikimin me njerëz, me të cilët nuk kanë komunikuar më parë.
Njoftimet e sigurisë në inbox do të njoftojnë të rinjtë, kur dikush me sjellje potencialisht të dyshimtë po përpiqet të ndërveprojë me ta.