Instagram heq fotografinë e gazetarit të Lajmi.net, e cilëson “UÇK”-në si organizatë të rrezikshme
Instagram ka hequr nga platforma një fotografi të gazetarit të Lajmi.net, Selim Miftari, duke e cilësuar atë si përmbajtje që bie ndesh me rregullat e platformës për “organizatat dhe individët e rrezikshëm”. Sipas njoftimit të shfaqur nga Instagram, fotografia është larguar pasi, sipas platformës, “mund të përmbajë simbole, glorifikim ose mbështetje të njerëzve dhe organizatave…
Lajme
Instagram ka hequr nga platforma një fotografi të gazetarit të Lajmi.net, Selim Miftari, duke e cilësuar atë si përmbajtje që bie ndesh me rregullat e platformës për “organizatat dhe individët e rrezikshëm”.
Sipas njoftimit të shfaqur nga Instagram, fotografia është larguar pasi, sipas platformës, “mund të përmbajë simbole, glorifikim ose mbështetje të njerëzve dhe organizatave që ne i përkufizojmë si të rrezikshme”.

Në fotografinë e publikuar nga gazetari shihet Miftari duke mbajtur një bluzë me mbishkrimin “UÇK”. Krahas fotografisë ishte vendosur përshkrimi “KOSOVA PO PRET UÇK❤️”.

Vendimi i Instagramit e ka klasifikuar kështu simbolin dhe përmbajtjen që lidhet me UÇK-në në kategorinë e përmbajtjeve që platforma i konsideron të ndërlidhura me “organizata të rrezikshme”.
Në njoftimin e dërguar gazetarit, Instagram i ofron mundësinë për të kërkuar rishikimin e vendimit. Sipas njoftimit, Miftarit i kanë mbetur 179 ditë për të paraqitur kërkesë për rishqyrtim./Lajmi.net/