Instagram do sjellë këtë ndryshim drastik, mund të mos iu pëlqejë

17:59 | 19 Maj 2019

Instagram dëshiron ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të shohin ‘story’ për të cilat janë të interesuar.

Gjiganti i rrjeteve sociale po sjell përmbajtjen e përkohshme popullore në sektorin ‘Explore’, ku përdoruesit mund të zbulojnë përmbajtjen që ata janë të interesuar në bazë të aktivitetit të tyre në aplikacion, transmeton lajmi.net.

Por, kjo nuk është e gjitha: Instagram gjithashtu ka menduar që të krijojë një aplikacion të veçantë për biseda, sikurse kishte bërë Facebook vite më parë, duke e krijuar aplikacionin ‘Messenger’.

Kjo nuk është iniciativa e vetme që është parë kohëve të fundit nga kompanitë teknologjike.

Madje, mund të thuhet se është shndërruar në një trend, me Apple e cila ka pretenduar se do shpërbëjë aplikacionin ‘iTunes’ në tri sosh. /Lajmi.net/