Instagram bie nga sistemi

Instagram ka rënë nga sistemi për disa përdorues në mbarë botën, me këta të fundit që po ankohen se nuk mund të ngarkojnë fotografi të reja në aplikacion.

Auto & Tek

14/05/2019 16:58

Faqja kryesore shfaq fotografi ekzistuese, por përmbajtja e re nuk shfaqet për disa përdorues, transmeton lajmi.net.

Arsyeja për këtë problem mbetet e panjohur, e cila filloi rreth orës 15:00.

Zonat e prekura përfshijnë Evropën, Australinë, Amerikën e Jugut dhe SHBA-në kontinentale. /Lajmi.net/