Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Obiliqit

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Obiliqit, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të…

Lajme

14/09/2026 13:17

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Obiliqit, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: