Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan, u gjetën parregullsi në sigurinë e punëtorëve

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Siguri dhe Shëndet në Punë. Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në këtë objekt janë evidentuar mangësi në marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve,…

Lajme

27/10/2026 09:38

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në këtë objekt janë evidentuar mangësi në marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve, raporton lajmi.net

Për këtë arsye, Inspektorati ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe zbatimin e masave të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të kushteve të sigurta në vendet e punës.

“Të drejtat e punës nuk janë privilegj!”, thuhet në mesazhin e Inspektoratit./Lajmi.net/