Iniesta, sërish hero në ndeshjen ndaj Chelseat
Mediat spanjolle kanë lavdëruar paraqitjen e tij duke përkujtuar edhe heroizmin e tij nëntë vite më parë.
Sport
Andres Iniesta u bë sërish hero në një ndeshje ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori kishte realizuar golin e eliminimit të “Blues” nëntë vite më parë.
Por, mbrëmë ishte sërish inspirues duke asistuar për Lionel Messin në golin e barazimit 1:1 në Stamford Bridge.
Mediat spanjolle kanë lavdëruar paraqitjen e tij duke përkujtuar edhe heroizmin e tij nëntë vite më parë, përcjell “lajmi.net”.
Barcelona tani ka avantazhin e golit si mysafir para ndeshjes së kthimit në Camp Nou. /Lajmi.net/