Iniesta: E vështirë që Messi të kthehet te Barcelona

Andres Iniesta ka zbehur shpresat e shumë tifozëve të Barcelonës, për një rikthim të mundshëm të Lionel Messi. Lionel Messi, i cili tashmë po shkëlqen me skuadrën e Paris Saint-Germain lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’, te skuadra e Barcelonës. Lidhur me këto spekulime është pyetur edhe ikona e Barcës, Andres Iniesta.…

Sport

01/11/2022 09:50

Andres Iniesta ka zbehur shpresat e shumë tifozëve të Barcelonës, për një rikthim të mundshëm të Lionel Messi.

Lionel Messi, i cili tashmë po shkëlqen me skuadrën e Paris Saint-Germain lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’, te skuadra e Barcelonës.

Lidhur me këto spekulime është pyetur edhe ikona e Barcës, Andres Iniesta.

“E shoh shumë të vështirë një rikthim të mundshëm të Messi te Barca”, ka thënë Iniesta, përcjell lajmi.net.

Leo së fundmi ka filluar të lidhet edhe me një destinacion tjetër. Inter Miami shihet si pistë e mundshme për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

PSG po ashtu po bën gjithçka që të rinovojë kontratë e Leo. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Messi për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/