Nis mbledhja e OVL-UÇK
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur një mbledhje pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas zhvillimeve të sotme, organizata ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, raporton lajmi.net Në konferencë pritet të prezantohet qëndrimi i OVL-UÇK-së lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbajtur një mbledhje pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pas zhvillimeve të sotme, organizata ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, raporton lajmi.net
Në konferencë pritet të prezantohet qëndrimi i OVL-UÇK-së lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
OVL-UÇK edhe më herët ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale, duke i konsideruar ato të padrejta dhe duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë për çlirim.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të mbledhjes, ndërsa më shumë informacion pritet në konferencën për media që nis në orën 13:30./Lajmi.net/